VOZITËS KAT. C – Pejë - Rugove

  • 22 Nëntor, 2023
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te VOZITËS KAT. C

    – Pejë

    Janë të Mbyllura

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

 Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.

  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetin e korporatës, si dhe është përgjegjës për atë.
  • Mirëmban automjetin dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

 E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar.

  • Patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

 Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.

  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

 Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 17 dhjetor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.