OPERATOR NË PRODHIM/PAKETIM (x4) SERVISER PËR PAJISJE (x1) - Rugove

  • 8 Prill, 2024
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te OPERATOR NË PRODHIM/PAKETIM (x4) SERVISER PËR PAJISJE (x1) Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

OPERATOR NË PRODHIM:

  • Varësisht nga planifikimi ditor i prodhimit, së bashku me ekipin, i përgjigjet kërkesave të udhëheqësit konform vendit të tij të punës.
  • Bashkëpunon me të gjitha palët e kyçura në prodhim.
  • Zbaton/respekton rregullat e brendshme të kompanisë.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

 

OPERATOR NË PAKETIM:

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës.
  • Evidenton dhe regjistron proceset ne bazë të përgjegjësisë ditore.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

 

SERVISER PËR PAJISJE

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve në fabrikë.
  • Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
  • Bën diagnostikimin e dëmtimeve/prishjeve teknike, mekanike, elektrike, dhe të prishjeve tjera dhe bën ndërrimin/riparimin e tyre.
  • Mban evidencë rreth nevojës për pjesët rezervë, bën listën e nevojave për porosi për material shpenzues dhe pjesë rezervë.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
  • Vepron konform rregulloreve të brendshme të kompanisë.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Për pozitën Serviser, e preferueshme të ketë përvojë pune në industri të ngjashme, të ketë njohuri bazike për fushat: mekanikë, elektrikë, si dhe njohje elementare të gjuhës angleze.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas rezultateve të arritura.
  • Shujtë ditore.
  • Sigurim shëndetësor, 50% të paguar nga kompania.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 28 prill 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.