FATURIST/E I RI - Rugove

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

FATURIST/E I RI

  • Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
  • Bën fatura për klientët.
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet se ato janë të plota.
  • Bën fiskalizimin dhe lëshimin e kuponëve fiskal për konsumatorët që janë persona fizik.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 14 prill 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.