DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Të ketë patent shofer – kat. C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 48 202 800 ose mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 12 nëntor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.