NDIHMËS NË PRODHIM (x4) - Rugove

  • 7 Mars, 2024
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te NDIHMËS NË PRODHIM (x4) Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
  • Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore.
  • Gjate procesit të prodhimit sigurohet që makineritë punojnë në mënyrë të sigurt.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

 

Afati i fundit për aplikim është data 17 mars 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

 

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.