DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
NDIHMËS DEPOIST:
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- E preferueshme të ketë patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 48 614 616 ose mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.