MERCHANDISER/E - Prishtinë (x1) Prizren (x1) Pejë (x1), LIFERUES - Prishtinë (x4) NDIHMËS, DEPOIST - Prishtinë (x4) - Rugove

  • 15 Mars, 2024
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te MERCHANDISER/E – Prishtinë (x1) Prizren (x1) Pejë (x1), LIFERUES – Prishtinë (x4) NDIHMËS, DEPOIST – Prishtinë (x4) Janë të Mbyllura

MERCHANDISER/E: Prishtinë (x1)  – Prizren (x1) – Pejë (x1)

LIFERUES: Prishtinë (x4)

NDIHMËS DEPOIST: Prishtinë (x4)

 

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

MERCHANDISER/E

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

 

LIFERUES

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

NDIHMËS DEPOIST:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
  • Për pozitat Merchandiser dhe Liferues, të ketë patent shofer kategoria B.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Për pozitat Merchandiser/e mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 49 213 407.

Afati i fundit për aplikim është data 31 mars 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.