Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Kujdeset përmes telefonit dhe e-mail për klientët dhe kërkesat e tyre.
- Informon dhe këshillon klientët rreth kualitetit dhe çmimit të produkteve që ne ofrojmë.
- Identifikon nevojën e klientëve për produktet e kërkuara dhe ofron shërbimet e nevojshme.
- Bën pranimin e porosive të kërkuara.
- Sigurohet që porositë janë pranuar nga klientët dhe që është dërguar tek personat përkatës brenda kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientë.
- Preferohet të ketë përvojë pune në departamentin e shitjes.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Për më shume informata mund të kontaktoni edhe në numrat e telefonit 049 130 260.
Afati i fundit për aplikim është data 11 Korrik 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.