DEPOIST - Rugove

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
  • Bën pranimin e mallit nga fabrika, përkatësisht organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Çdo ditë iu tregon dhe i drejton vozitësit e kamionëve se në cilat pika duhet të liferojnë mallin Është përgjegjës për stokun në depo.
  • Në bashkëpunim me faturistin, çdo fund orari bën ndarjen e pikave për shpërndarjen e produkteve për ditën e nesërme.
  • Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi i tij dhe informon mbikëqyrësin në rast të ndonjë parregullsie.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  • Në rast nevoje, kur ndihmës depoisti nuk ka mundësi, ndihmon liferuesin në ngarkim-shkarkimin e mallit.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 14 janar 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.