Korporata Rugove me kampanjë vetëdijesimi për kancerin e gjirit - Rugove

  • 11 Tetor, 2018
  • by Rugove
  • Aktivitete
  • Komentet te Korporata Rugove me kampanjë vetëdijesimi për kancerin e gjirit Janë të Mbyllura

Tetori është muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, një fushatë botërore që përfshin mijëra organizata dhe kompani. Këtë vit Korporata Rugove është bashkangjitur për të theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ne po lansojmë etiketën me moton Zbulimi i hershëm i Kancerit të Gjirit – Mbijetesë, sepse vetëm zbulimi i hershëm sjellë mbijetesë, jetë më kualitative dhe shpenzime më të vogla të trajtimit.

Përgjatë një muaji Korporata Rugove së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA do të jenë të pranishme në komuna të Kosovës për tubime të hapura në mënyrë që të merrni sa më shumë informata për kancerin e gjirit.