VOZITËS KAT. C (PRISHTINË), SHITËS HORECA (PEJË) DHE NDIHMËS DEPOIST (PEJË) - Rugove

  • 1 Qershor, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te VOZITËS KAT. C (PRISHTINË), SHITËS HORECA (PEJË) DHE NDIHMËS DEPOIST (PEJË) Janë të Mbyllura

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Vozitës Kat. C (Prishtinë):

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Shitës Horeca (Pejë):

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin që i është caktuar.
  • Bën lëshimin e faturave për mallrat e dorëzuara tek klientët.
  • Pranon pagesa për mallrat e dërguara.
  • Përgjegjës për mallrat e ngarkuar në automjetin të cilin e drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Ndihmës depoist (Pejë):

  • Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore.
  • Me anë të pirunierit bën lëvizjen e mallrave në depo.
  • Bën pranimin e mallit nga fabrikat dhe mjetet tjera dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Bën ngarkimin e mallrave nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për pozitën Vozitës Kat. C edhe patent shofer kategoria C.
  • Për pozitat Shitës Horeca dhe Ndihmës depoist të jetë banor i rrethinës së Pejës.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 14 qershor 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.