Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitat Liferues (Prishtinë) dhe Vozitës Kat. C (Pejë):
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato.
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer (Prishtinë):
- Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
- Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
- Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
- Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
- Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës Depoist (Pejë):
- Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore.
- Bën pranimin e mallit nga fabrikat, përkatësisht ndihmon në ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
- Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi i tij dhe informon mbikëqyrësin në rast të ndonjë parregullsie.
- Ndihmon liferuesin në ngarkim-shkarkimin e mallit.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje).
- Patent shofer kategoria B.
- Për pozitën Vozitës Kat. C edhe patent shofer kategoria C.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Të jenë të motivuar për punë.
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
- T’i përshtaten orarit fleksibil të punës.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 1 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.