KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë.
Pozitat e hapura janë:
PIRUNIST (x2)
ELEKTRICIST (x1)
DEPOIST (x2)
NDIHMËS DEPOIST (x3)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
PIRUNIST
- Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
- Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
- Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
- Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës të lidhura me pozitën.
ELEKTRICIST
- Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
- Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike, duke përdorur pajisje testimi, për të gjetur shkakun e defektit dhe korrigjimin e tij.
- Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
- Zbaton kushtet e sigurimit teknik në punë.
- Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës të lidhura me pozitën.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 45 614 616 ose mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 8 gusht 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.