SHOFER - kategoria B (x3) NDIHMËS SHOFER (x3) PUNËTOR NË DEPO (x5) – Shkabaj, Prishtinë - Rugove

  • 14 Nëntor, 2022
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SHOFER – kategoria B (x3) NDIHMËS SHOFER (x3) PUNËTOR NË DEPO (x5)

    – Shkabaj, Prishtinë

    Janë të Mbyllura

SHOFER – kategoria B

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
  • Orari i punës: prej 07:00 deri 16:00.
  • Paga bruto: 400.00€ + pagesë fikse të shujtës për çdo ditë pune.

 

NDIHMËS SHOFER

  • Ndihmon shoferin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore.
  • Bën ngarkimin dhe transportimin e mallrave nëpër pikat e kontraktuara.
  • Ndihmon shoferin për të dërguar porositë e produkteve në pikën e caktuar.
  • Orari i punës: prej 07:00 deri 16:00.
  • Paga bruto: 300.00€ + pagesë fikse të shujtës për çdo ditë pune.

 

PUNËTOR NË DEPO

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës: prej 14:00 deri 22:00.
  • Paga bruto: 350.00€.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 2 dhjetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.