DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
SHOFER kat. C & LIFERUES
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
NDIHMËS DEPOIST
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
SERVISER PËR FRIGORIFER
- Përgjegjës për servisimin e frigoriferëve.
- Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
- Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara.
- Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.
NDIHMËS SERVISER PËR FRIGORIFER
- Ndihmon udhëheqësin e tij në servisimin e frigoriferëve.
- Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
- Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara sipas udhëzimeve të udhëheqësit të tij.
- Ndihmon udhëheqësin e tij në kryerjen e detyrave tjera të tij ditore.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Shofer kat. C, të posedoj patent shofer kategoria C.
- Për pozitat Liferues, Serviser për frigorifer dhe Ndihmës serviser për frigorifer, të posedoj patent shofer kat. B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Sigurim shëndetësor.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 14 korrik 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.