SHOFER – kat. C (x4)
SHOFER – kat. B (x5)
AUTOLARËS (x1)
NDIHMËS DEPOIST (x5)
NDIHMËS SHOFER (x3)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE
SHOFER – kat. B DHE C
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
AUTOLARËS
- Bën pastrimin dhe larjen e veturave të Korporatës.
- Ndihmon depoistin sipas nevojës në kryerjen e detyrave të tij ditore.
- Ndihmon personelin e shitjes dhe administratës në kryerjen e detyrave të ndryshme ditore.
NDIHMËS DEPOIST
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë dhe organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
NDIHMËS SHOFER
- Ndihmon Shoferin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore.
- Bën ngarkimin, transportimin dhe bartjen e mallrave nëpër pikat e kontraktuara.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës.
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Shofer kat. B dhe Ndihmës shofer të ketë patent shofer kategoria B.
- Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë, ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 6 maj 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.