SHITËS AMBULANTIV SHOFER (kat. CE) SHOFER (kat. C) SHOFER (kat. B) OPERATOR I LOGJISTIKËS, PUNËTOR NË AUTOLARJE, MIRËMBAJTËS OBORRI – Shkabaj, Prishtinë - Rugove

  • 16 Janar, 2023
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SHITËS AMBULANTIV SHOFER (kat. CE) SHOFER (kat. C) SHOFER (kat. B) OPERATOR I LOGJISTIKËS, PUNËTOR NË AUTOLARJE, MIRËMBAJTËS OBORRI

    – Shkabaj, Prishtinë

    Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË KËTYRE POZITAVE:

SHITËS AMBULANTIV

                Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.

  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

SHOFER (kat. B, C, CE)

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës, si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

OPERATOR I LOGJISTIKËS

  • Ndihmon stafin e logjistikës në kryerjen e detyrave të tyre ditore.
  • Dërgon dhe kujdeset që servisimit i automjeteve bëhet me rregull dhe në kohë.
  • Organizon mbledhjen e faturave të servisit dhe furnitorëve.

 

PUNËTOR NË AUTOLARJE

  • Kujdeset për pastrimin e brendshëm dhe të jashtëm të automjeteve të korporatës.
  • Përdor mjetet dhe pajisjet higjienike.
  • Pastron vendin e punës pas përfundimit të pastrimit të automjeteve.

 

MIRËMBAJTËS OBORRI

  • Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta.
  • Largon mbeturinat nga oborri dhe pastron sipas nevojës ambientin e jashtëm të zyreve.
  • Kujdeset për mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontenierin kryesor.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Për pozitat Shitës Ambulantiv, Shofer kat. B, Operator i Logjistikës dhe Punëtor në autolarje kërkohet patent shofer B.
  • Për pozitat Shofer kat. C dhe CE kërkohet patent shofer C dhe CE.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 31 janar 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.