SHITËS AMBULANTIV (Prishtinë - 2 vende pune), NDIHMËS NË PRODHIM (Pejë - 4 vende pune) - Rugove

  • 5 Korrik, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SHITËS AMBULANTIV (Prishtinë – 2 vende pune), NDIHMËS NË PRODHIM (Pejë – 4 vende pune) Janë të Mbyllura

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës ambulantiv:
– Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
– Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
– Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
– Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
– Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

II. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Ndihmës në prodhim:
– Është pjesëmarrës në procesin e prodhimit;
– Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim;
– Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës;
– Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore;
– Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.

Kualifikimet dhe kërkesat:
– Për Shitës ambulantiv e preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje.
– Patent shofer kategoria B.
– Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
– T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
– Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:
– Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
– Ambient profesional dhe motivues.
– Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
– Transport nga qyteti i Prishtinës dhe Pejës për në depo dhe fabrikë.
– Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën
për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 korrik 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e
ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe
inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.