SHITËS AMBULANTIV NDIHMËS DEPOISTPejë - Rugove

  • 16 Korrik, 2025
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SHITËS AMBULANTIV NDIHMËS DEPOIST

    Pejë

    Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

SHITËS AMBULANTIV

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë dhe organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Përvoje pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Të posedoj patent shofer kat. B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu ose në numrin e telefonit 048 614 616 duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 31 Korrik 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.