SERVISUES - Rugove

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e makinerive dhe pajisjeve.
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
  • Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndërrimin ose riparimin e tyre.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme.
  • Shkollimi i lartë universitar në fushën relevante konsiderohet përparësi.
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit apo elektrikes.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Të ketë patent shofer, kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 26 prill 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.