SERVISUES PËR APARATE DHE FRIGORIFER (1) DHE MONITORUES I HAPËSIRAVE KONTRAKTUALE TË SHITJES (1) - Rugove

  • 21 Shtator, 2020
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SERVISUES PËR APARATE DHE FRIGORIFER (1) DHE MONITORUES I HAPËSIRAVE KONTRAKTUALE TË SHITJES (1) Janë të Mbyllura
  1. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Servisues për Aparate dhe Frigorifer:
  • Përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve;
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara;
  • Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat për pozitën:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Shkollimi i lartë në fushën relevante konsiderohet përparësi;
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit të pajisjeve;
  • Patent shofer, kategoria B;
  1. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Monitorues i hapësirave kontraktuale të shitjes:
  • Monitoron implementimin dhe zbatimin e kontratave me klientët e shitjes;
  • Analizon realizimin e shitjeve nga agjentët;
  • Raporton për parregullsitë e gjetura gjatë monitorimit;
  • Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës.

Kualifikimet dhe kërkesat për pozitën:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Shkollimi i lartë konsiderohet përparësi;
  • Përvoja e punës në fushë të ngjashme konsiderohet përparësi;
  • Patent shofer, kategoria B;

Çka presim nga kandidatët/et:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron Korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 30 shtator 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.