SERVISUES, OPERATOR PRODHIMI DHE OPERATOR NË ENERGANË - Rugove

  • 5 Korrik, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SERVISUES, OPERATOR PRODHIMI DHE OPERATOR NË ENERGANË Janë të Mbyllura

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për SERVISUES:
– Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e makinerive dhe pajisjeve.
– Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
– Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
– Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndërrimin ose riparimin e tyre.
– Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.

II. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për OPERATOR PRODHIMI:
– Ka përgjegjësi në operimin me Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e
pranimit.
– Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar.
– Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve.
– Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen
e djathit nëpër kallëpe.
– Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për të dy linjat.

III. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për OPERATOR NË ENERGANË:
– Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e
energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit,
rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta;
– Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues për departamentin e energanës (briket, dru,
biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për
shpenzimin e tyre;
– Përgatit materialet për shpenzim;
– Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit;
– Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston ne riparim;

Kualifikimet dhe kërkesat:
– Të ketë të kryer shkollën e mesme.
– Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
– E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
– Të jetë banor i regjionit të Pejës.
– T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.

– Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
– Kurse për pozitën Servisues kriteret shtesë janë:
Preferohet diploma universitare në elektro, makineri ose në fusha të ngjashme.
Preferohet përvojë pune në servisim të pajisjeve.

Çka ofron Korporata RUGOVE:
– Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
– Ambient profesional dhe motivues.
– Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
– Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
– Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar
pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 20 korrik 2021, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e
ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe
inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.