SERVISER PËR PAJISJE (x1), PUNËTOR NË PRODHIM (x5), MIRËMBAJTËSE (x2) - Rugove

  • 28 Shtator, 2023
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SERVISER PËR PAJISJE (x1), PUNËTOR NË PRODHIM (x5), MIRËMBAJTËSE (x2) Janë të Mbyllura

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

 

SERVISER PËR PAJISJE

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve në fabrikë.
  • Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
  • Bën diagnostikimin e dëmtimeve/prishjeve teknike, mekanike, elektrike, dhe të prishjeve tjera dhe bën ndërrimin/riparimin e tyre.
  • Mban evidencë rreth nevojës për pjesët rezervë, bën listen e nevojave për porosi për material shpenzues dhe pjesë rezervë.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
  • Vepron konform rregulloreve të brendshme të kompanisë.

 

PUNËTOR NË PRODHIM

  • Ka përgjegjësi për punën që bën në pozitën e caktuar ku sistemohet: përgatitje, prodhim ose paketim.
  • Bashkëpunon me përsonat tjerë të kyçur në proces për kryerjen e detyrave të caktuara.
  • Vepron konform rregulloreve të brendshme të kompanisë.

 

MIRËMBAJTËSE

  • Bën pastrimin e zyrave dhe hapësirave të brendshme të fabrikës.
  • Bën largimin e mbeturinave nga zyrat.
  • Kujdeset për mirëmbajten e zonave të lira në hapësirat prodhuese.
  • Është përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve në shfrytëzim.
  • Si dhe bën punë të ngjashme që lidhen me pastërtinë e zyrave dhe hapësirave të brendshme.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Për pozitën serviser, e preferueshme të ketë përvojë pune në industri të ngjajshme, të ketë njohuri bazike për fushat: mekanikë, elektrikë, si dhe njohje elementare të gjuhës angleze.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Trajnime të ndryshme sipas nevojës për pozita të caktuara.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 15 tetor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.