SERVISER PËR APARATE TË UJIT, NDIHMËS SERVISER - Rugove

  • 17 Maj, 2024
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te SERVISER PËR APARATE TË UJIT, NDIHMËS SERVISER Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

SERVISER PËR APARATE TË UJIT

  • Është përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara.
  • Si dhe bën punë të tjera lidhur me pozitën e punës.

 

NDIHMËS SERVISER

  • Ndihmon udhëheqësin e tij në servisimin e aparateve të ujit.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara sipas udhëzimeve të udhëheqësit të tij.
  • Ndihmon udhëheqësin e tij në kryerjen e detyrave tjera të tij ditore.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
  • Të posedoj patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës (me ndalesa të caktuara) për në Shkabaj.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 3 qershor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.