PUNËTOR/E NË PRODHIM (15 VENDE PUNE) - Rugove

  • 25 Nëntor, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te PUNËTOR/E NË PRODHIM (15 VENDE PUNE) Janë të Mbyllura

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është pjesëmarrës në procesin e prodhimit.
  • Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
  • Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore.
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Preferohet të ketë përvojë pune.
  • Preferohet të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.