PËRGJEGJËS PËR FURNIZIM ME QUMËSHT – Drelaj, Pejë - Rugove

  • 23 Nëntor, 2022
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te PËRGJEGJËS PËR FURNIZIM ME QUMËSHT

    – Drelaj, Pejë

    Janë të Mbyllura

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore janë:

  • Negocion për kontrata me furnitorë dhe klient ekzistues dhe të rinj.
  • Koordinon dhe mbikëqyr procesin e mbledhjes së qumështit përmes programeve të logjistikës.
  • Organizon punët ditore për punëtorët nën menaxhimin e tij.
  • Viziton furnitorët sipas planit apo nevojës.
  • Përpilon raporte periodike për kryerjen e punëve të tij tek menaxhmenti.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Fakulteti i bujqësisë, posaçërisht, fakulteti i mjekësisë veterinare, do të konsiderohet përparësi.
  • Preferohet të ketë përvojë pune në industrinë e qumështit.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

 

Afati i fundit për aplikim është data 12 dhjetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

 

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.