PËRGJEGJËS I DEPOS - Rugove

  • 16 Nëntor, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te PËRGJEGJËS I DEPOS Janë të Mbyllura

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për organizimin e depos ne përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë.
  • Është përgjegjës për stokun.
  • Bën organizmin e logjistikës për liferim të mallrave te klientët.
  • Bën pranimin e mallit dhe organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Koordinon dhe bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  • Përgatitë raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës lidhur me pozitën e punës.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme, shkollimi universitar konsiderohet përparësi.
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në pozitë të ngjashme të punës.
  • Preferohet të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Të ketë patent shofer, kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 29 nëntor 2021, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.