Operator prodhimi dhe Operator në energanë 11.02.2020 - Rugove

OPERATOR PRODHIMI DHE OPERATOR NË ENERGANË

I. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator prodhimi:

• Ka përgjegjësi në operimin me: Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e pranimit;
• Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar;
• Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve;
• Bën bartjen e bureve në dhomat e maturimit;
• Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen e djathit nëpër kallëpe;
• Bën palosjen e djathit nëpër bure;
• Sipas nevojës dhe në bashkëpunim me kryepunëtorin bën prodhimin e produkteve të veçanta (kajmak, maze tradicionale, gjalpë, kaçkavall etj.);
• Bashkë me ekipin e HACCP zbaton procedurat e HACCP;
• Evidentimi i secilit operacion/veprim dhe dorëzimi i evidencave tek personi përgjegjës në bazë ditore;
• Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë;
• Së bashku me operatoret e tjerë evidenton nevojat për material shpenzues për prodhim (kultura, kalcium, enzyme, qetka, zbardhues, detergjente, dezinfektant etj.;
• Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për të dy linjat;
• Identifikon problemet e brendshme në prodhim, i transmeton tek personi përgjegjës dhe njëkohësisht propozon zgjidhje dhe asiston në riparim;
• Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

II. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator në energanë:

• Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit, rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta;
• Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues për departamentin e energanës (briket, dru, biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për shpenzimin e tyre;
• Përgatit materialet për shpenzim;
• Sigurohet që të ketë mjaftueshëm avull në nivele të mjaftueshme për prodhim;
• Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit;
• Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston ne riparim;
• Është përgjegjës për porosi në kohë për materialet shpenzuese;
• Bashkëpunon ngushtë me kryeoperatorin e prodhimit, operatorin e prodhimit, operatorin e CIP-pranim, menaxherët, zyrtaren e administratës, teknikun e mirëmbajtjes etj.;
• Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat për të dyja pozitat:

• Të ketë të kryer shkollën e mesme;
• Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
• E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
• Aftësi të mira komunikuese;
• Të jetë banor/e e regjionit të Pejës.
Çka presim nga kandidatët:

• Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
• Të jenë të motivuar për punë;
• Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
• Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron korporata Rugove:

• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
• Ambient profesional dhe motivues;
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
• Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
• Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 2 mars 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Leave A Comment