DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
OPERATOR NË PRODHIM:
Varësisht nga planifikimi ditor i prodhimit, së bashku me ekipin, i përgjigjet kërkesave të udhëheqësit konform vendit të tij të punës.
- Bashkëpunon me të gjitha palët e kyçura në prodhim.
- Zbaton/respekton rregullat e brendshme të kompanisë.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
OPERATOR NË PROCESIM/MBUSHJE:
Varësisht nga planifikimi ditor i prodhimit i përgjigjet kërkesave të prodhimit, udhëheqësit konform vendit të tij të punës.
- Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
- Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
- Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve.
- Respekton recepturat e produkteve dhe nuk ka qasje në ndryshimin e tyre.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 25 Prill 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.