OPERATOR/E NË PAKETIM - Rugove

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve;
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve;
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës;
  • Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve;
  • Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt;
  • Në rast të ndonjë defekti raporton tek udhëheqësi i paketimit dhe eventualisht asiston në riparim;
  • I ndjek udhëzimet e sigurisë së ushqimit dhe praktikat më të mira të paketimit të ushqimit dhe i zbaton ato me përpikëri;
  • Evidenton dhe regjistron veprimet e caktuara në formularët e HACCP dhe i dorëzon në baza ditore tek personi përgjegjës;
  • Kujdeset për ruajtjen e lëndës së parë;
  • Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë banor/e e regjionit të Pejës.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 6 prill 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Leave A Comment