DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
- Të ketë patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 11 Mars 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit, prandaj i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.