NDIHMËS NË PRODHIM - Rugove

5 vende të lira

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është pjesëmarrës në procesin e prodhimit;
  • Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim;
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës;
  • Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore;
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Dhe detyra të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e prodhimit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.