Ndihmës liferues (x2) 06.02.2020 - Rugove

NDIHMËS LIFERUES (x2)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Bën ngarkimin, transportimin dhe bartjen e mallrave nëpër pikat e kontraktuara;
• Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
• Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës;
• Ndihmon liferuesin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore;
• Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor;
• Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Diplomë e shkollës së mesme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
• Përvoja e punës e ngjashme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
• Aftësi të mira komunikuese;
• Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe punë nën presion.
• Patent shofer, kategoria B.

Çka ofron Korporata Rugove:

• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
• Ambient profesional dhe motivues;
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
• Mundësi të përparimit në karrierë.

Çka presim nga kandidatët:

• Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
• Të jenë të motivuar për punë;
• Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
• Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 2 mars 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Leave A Comment