Ndihmës depoist (x2) 07.02.2020 - Rugove

NDIHMËS DEPOIST (x2)
ndërrimi i pasdites, orari 14:00-22:00

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore;
• Bën pranimin e mallit nga fabrikat dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në depo;
• Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi i tij dhe informon mbikëqyrësin në rast të ndonjë parregullsie;
• Bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt;
• Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre;
• Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Diplomë e shkollës së mesme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
• Përvoja e punës e ngjashme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
• Aftësi të mira komunikuese;
• E preferueshme, por jo e domosdoshme të jetë banues në rajonin e Prishtinës apo Obiliqit;
• Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe nën presion.

Çka ofron Korporata Rugove:

• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
• Ambient profesional dhe motivues;
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
• Mundësi të përparimit në karrierë.

Çka presim nga kandidatët:

• Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
• Të jenë të motivuar për punë;
• Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
• Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 2 mars 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Leave A Comment