Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer:
- Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete;
- Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve;
- Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet;
- Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
- Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës liferues:
- Ndihmon liferuesin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore;
- Bën ngarkimin, transportimin dhe bartjen e mallrave nëpër pikat e kontraktuara;
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
- Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës;
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje);
- Patent shofer, kategoria B.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.