- Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer:
- Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete;
- Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve;
- Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet;
- Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
- Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës;
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
- Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës Ambulantiv:
- Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar;
- Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata;
- Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj;
- Koordinon me logjistikën dhe dërguesit e mallit për realizimin e shitjes;
- Përmbush objektivat e caktuara të shitjes mujore;
- Ndihmon në zgjerimin e rrjetit të klientëve përmes vizitave në terren;
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Kualifikimet dhe kërkesat për të dyja pozitat:
- Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
- E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim;
- Patent shofer, kategoria B;
- Për pozitën Shitës Ambulantiv e preferueshme të jetë banor i regjionit të Pejës apo rrethinës.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata Rugove:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 14 qershor 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.