MENAXHER I DIVIZIONIT TË MARKETINGUT – Shkabaj, Prishtinë - Rugove

  • 1 Nëntor, 2022
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te MENAXHER I DIVIZIONIT TË MARKETINGUT

    – Shkabaj, Prishtinë

    Janë të Mbyllura

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Planifikon, propozon, udhëheq dhe siguron zbatimin e veprimeve strategjike në nivel korporate.
  • Planifikon dhe mbikëqyrë kampanjat e marketingut.
  • Koordinon strategjinë e marketingut me departamentet tjera.
  • Planifikon, krijon dhe mbikëqyrë dizajnin, përmbajtjen dhe prodhimin e të gjitha materialeve të marketingut.
  • Menaxhon llogaritë e mediave sociale të korporatës.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • Diplomë universitare në Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Niveli Master konsiderohet përparësi.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e marketingut.
  • Aftësi organizative dhe planifikuese.
  • Aftësi analizuese dhe raportuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup.
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe letrën motivuese, dëshmitë e kualifikimeve e referencat, në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 27 nëntor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.