Marrja e masave mbrojtëse për parandalim të Covid-19 - Rugove

  • 17 Mars, 2020
  • by Rugove
  • Aktivitete
  • Komentet te Marrja e masave mbrojtëse për parandalim të Covid-19 Janë të Mbyllura

KORPORATA RUGOVE

Në harmoni me masat që po merren në botë dhe në Kosovë lidhur me parandalimin e shpërndarjes
së COVID-19 – Coronavirus edhe Korporata Rugove në vazhdimësi po merr masa të tilla parandaluese.

Disa nga masat dhe veprimet tona të deritashme që i kemi marrë përfshijnë:

• Është bërë dezinfektimi i zyrës qendrore dhe depos në Obiliq.
• Fabrika për mbushjen e ujit dhe fabrika e djathit që gjenden në Drelaj (Rugovë) të Pejës, e kanë kryer këtë
proces me kohë, në fund të muajit shkurt.
• Të gjithëve punëtorëve iu janë shpërndarë dorëza dhe maska për t’i përdorur gjatë punës së tyre.
• Në të gjitha hyrjet e objekteve janë vendosur dezinfektues për duar.
• Punëtorët janë njoftuar me masat mbrojtëse që duhet t’i marrin për parandalim, kjo përmes udhëzuesve
e njoftimeve (për larjen e duarve, shmangies së kontaktit me njerëz, kontaktit me sytë, hundën dhe gojën,
mbajtja e distancës 1-2 metra nga të tjerët e këshilla të tjera si këto), të shfaqura kudo nëpër objektet tona.
• Krahas këtyre veprimeve, menaxhmenti i Korporatës Rugove çdo ditë mblidhet për të diskutuar mbi zhvilli
met e fundit dhe rekomandimet nga Qeveria e Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe
organet tjera përkatëse.
• Po ashtu, janë udhëzuar të gjithë punëtorët që në rast se dyshojnë për veten e tyre apo duan të marrin më
shumë informata rreth COVID-19 – Coronavirus dhe si të veprojnë më tej, atëherë duhet të thërrasin në
numrin emergjent të vënë në përdorim nga Ministria e Shëndetësisë 038 200 80 800.

Korporata Rugove iu bën apel të gjithë punëtorëve të saj por edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që sa më shumë që të kenë mundësi t’i marrin të gjitha veprimet dhe masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të shpërndara nga
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.