LIFERUES (3 vende pune), NDIHMËS DEPOIST DHE AUTOLARËS - Rugove

  • 5 Korrik, 2021
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te LIFERUES (3 vende pune), NDIHMËS DEPOIST DHE AUTOLARËS Janë të Mbyllura

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Liferues:
– Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
– Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
– Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
– Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
– Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

II. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Ndihmës depoist:
– Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore.
– Me raste, me anë të pirunierit bën lëvizjen e mallrave në depo.
– Bën pranimin e mallit nga fabrikat dhe mjetet tjera dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në
depo.
– Bën ngarkimin e mallrave nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe
anasjelltas.
– Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.

III. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Autolarës:
– Bën pastrimin dhe larjen e veturave të Korporatës.
– Ndihmon depoistin sipas nevojës në kryerjen e detyrave të tij ditore.
– Ndihmon personelin e shitjes dhe administratës në kryerjen e detyrave të ndryshme ditore.

Kualifikimet dhe kërkesat:
– E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje.
– Patent shofer kategoria B.
– Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
– T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
– Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:
– Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
– Ambient profesional dhe motivues.
– Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.

– Transport nga qyteti i Prishtinës për në depo.
– Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën
për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 19 korrik 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e
ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe
inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.