KOMERCIALIST, SHITËS AMBULANTIV, PIRUNIST, NDIHMËS DEPOIST (x4) - Prishtinë - Rugove

  • 25 Maj, 2022
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te KOMERCIALIST, SHITËS AMBULANTIV, PIRUNIST, NDIHMËS DEPOIST (x4)

    – Prishtinë

    Janë të Mbyllura

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Komercialist:

  • Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
  • Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
  • Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
  • Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës ambulantiv:

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Pirunist:

  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
  • Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
  • Përgatit porositë e ditës së nesërme.
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës depoist:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës është prej 14:00 deri 22:00.
  • Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 26 qershor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Lokacioni: Prishtinë