KOMERCIALIST HORECA – Gjilan
- Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
- Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
- Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
- Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe produkteve të tjera.
- Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.
SHITËS AMBULANTIV – Prishtinë
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
AUTOMEKANIK – Pejë
- Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
- Bën kontrolle të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
- Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.
- Kujdeset për automjetet e kompanisë, për gjendjen teknike të tyre dhe evidenton dëmtimet e bëra në automjete.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Të ketë patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Për pozitat e punës në Prishtinë, transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.