
Kjo kampanjë i’u dedikua personave të prekur me Down Syndrome dhe u realizua në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova
U lansua me 21 Mars (Ditën Ndërkombëtare të Down Syndrome) dhe zgjati përgjatë gjithë vitit 2014.
Objektivat e Kampanjës
• Sigurimi i fondeve për Shoqatën e Down Syndrome në Kosovë.
• Vetëdijësimi/sensibilizimi i qytetarëve për këtë pjesë të shoqërisë.
Faza e parë:
• U lansua në faqen zyrtare të Rugove në Facebook
Për çdo like në këtë faqe, Korporata Rugove dhuroi 10 cent për DSK
• Mijëra qytetarë kontribuan duke pëlqyer faqen në FB.
• U arritën 100.000 pëlqime, të cilat ishin 10.000 euro për DSK.
Faza e dytë:
• Aktiviteti u organizua ne sheshin “Zahir Pajaziti”.
Fëmijë të prekur me Down Syndrome, kanë ngjyrosur llogon e Ujë Rugove.
• Punimi më i pëlqyer u përzgjodh si etiketa e 1 million shisheve të ujë Rugove,
që u prodhuan si edicion special kushtuar kësaj fushate.
• Nga çdo shishe e shitur nga ky edicion, Korporata Rugove ka dhuruar 1 cent për DSK