Kampanja ‘’1 Like 10 cent’’ fiton çmimin e parë në CSR - Rugove

  • Gusht 27, 2018
  • by Rugove
  • Aktivitete
  • Komentet te Kampanja ‘’1 Like 10 cent’’ fiton çmimin e parë në CSR Janë të Mbyllura

Kampanja e Korporatës Rugove, dedikuar personave të prekur me Down Sindrome në Kosovë, të enjten fitoi çmimin e parë, në Ceremoninë e Ndarjes së Shpërblimit CSR në Kosovë për vitin 2015.

Në këtë ceremoni solemne të organizuar nga Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR) u prezentuan dhe u shpërblyen projektet e përgjegjësisë shoqërore me ndikimin më të qëndrueshëm në shoqëri.

Me këto projekte kanë aplikuar katërmbëdhjetë kompani, të cilat vazhdimisht ushtrojnë përgjegjësinë shoqërore në komunitetin ku operojnë. Ndarja e Shpërblimit CSR organizohet çdo vit nga Rrjeti CSR për të vlerësuar ndërmarrjet të cilat kontribuojnë në segmentin e CSR, pra gjithë atyre subjekteve afariste të cilat me aktivitetin e tyre ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të shoqërisë.
Korporata Rugove në vitin 2014 në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova dhe kompaninë e Marketingut Republika, ka filluar fushatën dedikuar personave të prekur me Down Syndrome në Kosovë.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sigurimi i fondeve për Shoqatën e Down Syndrome në Kosovë si dhe vetëdijësimi/sensibilizimi i qytetarëve për këtë pjesë të shoqërisë.

Kjo fushatë është mbështetur fuqishëm edhe nga artistë kosovar, të cilët pa hezituar kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti.