FERIZAJ: AGJENT I SHITJES (x4), SHOFER – kat. B (x2), SHOFER – kat. C (x1)
PRISHTINË: PIRUNIST (x1), NDIHMËS DEPOIST (x5)
PEJË: AUTOMEKANIK (x1)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
PIRUNIST
- Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
- Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
- Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
- Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.
NDIHMËS DEPOIST
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo, si dhe
- Bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
- Orari i punës: prej 13:00 deri 21:00.
- Paga mujore: 400.00€.
AUTOMEKANIK
- Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
- Bën kontrolla të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
- Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.
AGJENT I SHITJES
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
SHOFER (kat. B dhe C)
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës, si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Agjent i shitjes dhe Shofer kat. B, të ketë patent shofer kategoria B.
- Për Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 9 qershor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.