FATURIST I RI, SHITËS AMBULANTIV, PËRGJEGJËS PËR DEPO, OPERATOR PAKETIMI– Pejë - Rugove

  • 24 Mars, 2023
  • by Rugove
  • Konkurset
  • Komentet te FATURIST I RI, SHITËS AMBULANTIV, PËRGJEGJËS PËR DEPO, OPERATOR PAKETIMI

    – Pejë

    Janë të Mbyllura

FATURIST I RI

  • Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
  • Bën fatura për klientët.
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit dhe zbritjet.
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet se ato janë të plota.

 

SHITËS AMBULANTIV

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

PËRGJEGJËS PËR DEPO

  • Bën pranimin e mallit.
  • Organizon dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Është përgjegjës dhe menaxhon me stokun në depo.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  • Ngarkon stafin e shitjes me produkte.

 

OPERATOR PAKETIMI

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës.
  • Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve.
  • Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikën në Rugovë.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Të ketë patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 10 prill 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.