DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
ELEKTRICIST
- Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
- Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike, duke përdorur pajisje testimi, për të gjetur shkakun e defektit dhe korrigjimin e tij.
- Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
- Zbaton kushtet e sigurimit teknik në punë.
- Kryen detyra tjera të lidhura me pozitën në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.
NDIHMËS OPERATOR NË PRODHIM (x6)
- Është pjesëmarrës në procesin e prodhimit.
- Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
- Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
- Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore.
- Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 5 nëntor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.