DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
ELEKTRICIST PËR FABRIKË/MAKINERI
Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
- Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike, duke përdorur pajisje testimi, për të gjetur shkakun e defektit dhe korrigjimin e tij.
- Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
- Zbaton kushtet e sigurimit teknik në punë.
- Kryen detyra tjera të lidhura me pozitën në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.
OPERATOR PRODHIMI
Përgjegjës për sigurinë e prodhimit dhe kualitetit të ujit.
- Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
- Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
- Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu ose në numrin e telefonit 049 284 851 duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 04 Korrik 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
