DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË KËTYRE POZITAVE:
DEPOIST
- Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
- Është përgjegjës për stokun në depo.
- Në bashkëpunim me faturistin, çdo fund orari për ditën e nesërme bën ndarjen e pikave për shpërndarjen e produkteve.
- Koordinon dhe bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse.
- Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
SHOFER – kategoria B
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e përcaktuar.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
AUTOMEKANIK
- Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
- Bën kontrolla të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
- Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 3 shkurt 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.