Së bashku me përfaqësues të kompanive të përpunimit të ushqimit që janë pjesë e programit “Coaching for Growth”, shkuam në fabrikën Korporata Rugove ku vizituam njësinë e mbushjes së ujit natyral dhe njësinë e prodhimit të djathit.
Punë, procese dhe produkte mbresëlënëse nga kompania RUGOVE. Falenderojmë në mënyrë të vecantë menaxhmentin e kompanisë që na mundësuan vizitën dhe na kushtuan kohë për të ndarë me ne informata shumë të dobishme.
Programi “Coaching for Growth” implementohet nga CEED Kosova dhe mbështetet nga projekti PPSE Program Swisscontact që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.